E konfirmuar, ky është futbollisti i parë që i bashkohet Kosovës për ndeshjet e marsit
Nations League
09 Mars 2021
18:03

Kombëtarja e Kosovës rikthehet në muajin mars për zhvillimin e sfidave kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, raporton Insporti.
Ish portieri i Dritës, Betim Halimi, i cili aktualisht luan në klubin ukrainas, FC Olimpik Donetsk, pritet t’i bashkohet skuadrës së Bernard Challandes për takimet ndaj Suedisë, Spanjës dhe miqësoren ndaj Lituanisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi i lojtarit.