E konfirmuar, Mauro Icardi transferohet në PSG

Futboll 29 Maj 2020 22:34

Është arritur marrëveshje për transferimin e Mauro Icardit në PSG.

Pak minuta më parë është bërë e ditur lajmi se ka përfunduar gjithçka rreth blerjes definitive të Mauro Icardit nga ana e PSG-ës, transmeton Insporti.

Parisiet do t’i japin Interit 50 milionë euro ndërkohë bonuset janë caktuar të jenë 7 milionë euro.

Gjithçka është dakorduar mes palëve dhe neser pritet të bëhet zyrtare.

Sulmuesi argjentinas u huazua këtë verë nga Interi në PSG pasi nuk bënte pjesë e planeve të Antonio Contes.

Icardi është duke kaluar një sezon të mirë nën udhërat e Thomas Tuchel, ku ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje.

-->