E konfirmuar, Reguilon largohet nga Real Madridi dhe transferohet te ky klub

Futboll 16 Shtator 2020 09:13

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Sergio Reguilon është bërë me klub të ri, raporton Insporti.

Mbrojtësi i ri, i cili sezoni e kaluar ishte në huazim tek Sevilla ku arriti të triumfoi në Ligën e Evropës do të transferohet në Premier Ligë.

Edhe pse për lojtarin kishte shfaqur interesim të madh Manchester United, Reguilon do të transferohet në Londër tek Tottenham Hotspur.

Marrëveshja është arritur gjatë orëve të fundit mes lojtarit dhe klubit, ndërkohë shuma e transferit do të jetë 30 milionë euro.

Sipas gazetarit të njohur të The Guardian, Fabrizio Romano, Tottenham Hotspur pranoi kushtet që Manchester United kishte refuzuar gjatë negociatave me Real Madridin. Fjala është për klauzoën e riblerjes dhe të drejtën e refuzimit të parë në rast të shitjes.

Skuadra e Jose Mourinhos përveç Reguilon, ditëve të fundit ka shfaqur interesim edhe për lojtarin tjetër të Realit, Gareth Bale./Insporti.com/

-->