E kritikoi ashpër Xhakën, gazetari i ‘Blick’ humbet bastin – detyrohet t’i ngjyros flokët me të bardhë

Futboll 29 Qershor 2021 15:31

Kryeredaktori i gazetës zvicerane, Blick, Andreas Boni ka ngjyrosur flokët e bardha, kjo pasi kishte kishte vendosur bast me një tifoz, në rast se ‘Helvetikët’ kualifikohen tutje, ai do t’i bënte flokët e bardha si Xhaka, përcjell Insporti.

Në videon që e ka publikuar vet ai, Boni ka thënë se bastet janë borxhe nderi.

“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”, ka thënë Boni

Ndryshe, gazetari në fillim të Kampionatit Europian “Euro 2020” kritikoi ashpër futbollistët zviceran, në veçanti Granit Xhakën, kjo për shkak se ky i fundit ngjyrosi flokët me të bardhë dhe bëri një tatuazh.

/Insporti

-->