E kritikoi Super Ligën Evropiane, Man City ia ndërpreu Guardiolas konferencën për shtyp

Futboll 20 Prill 2021 17:12

Timonieri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur sot gjatë ditës për Superligën Evropiane, shkruan Insporti.

Megjithatë, sipas ‘The Mirror’, Man City ndaloi konferencën për shtyp të Guardiolas, pavarësisht se ai ishte i gatshëm të vazhdonte të fliste rreth kësaj teme.

Ndër tjerash, Guardiola shtroi pyetjen pse në këtë kompeticion mungon skuadra e Ajaxit, duke kujtuar sukseset dhe historinë që ka klubi.

“Unë do të doja që komiteti që themeloi Superligën Evropiane të shkonte në të gjithë botën dhe të shpjegonte arsyen e këtij vendimi. Ata duhet t’i tregojnë gjithë botës, pse disa skuadra janë në Superligë e disa të tjera jo? Dikush duhet të tregoj pse Ajaxi nuk është në këtë kompeticion, me gjithë at sukses dhe histori”, ka thënë Pep Guardiola.

Të dielën mbrëma, Manchester City u konfirmua si një prej 12 pjesmarrësve të kompeticionit.

-->