E kritikuan tifozët, ‘lajmërohet’ Xhaka pas fitores së Arsenalit

Futboll 23 Shtator 2019 12:25

Edhe pse me 10 futbollistë në fushë, Arsenali arriti që ta përmbysë epërsinë e Aston Villas dhe t’i kthehet fitoreve në Premierligë.

‘Topçinjtë’ kanë shënuar një fitore të vështirë dhe me përmbysje të rezultatit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së gjashtë në kampionatin anglez.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ i takoi vendasve me rezultatin 3:2, të cilët nga minuta e 44’të ishin me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Maitland Niles.

John McGinn dhe Wesley shënuan për mysafirët, teksa fitoren vendasve ia siguruan Nicolas Pepe, Calum Chambers dhe Aubameyang.

Golat e këtyre dy të fundit u shënuan në minutat 81 dhe 84, që ishin edhe vendimtar në këtë përmbysje të rezultatit.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka, ka bërë një postim rreth ndeshje dhe ka lavdëruar karakterin dhe shpirtin luftark të klubit.

“Karakteri, shpirti ekipor, mentaliteti. Ky është Arsenali” – ka shkruar kapiteni i Arsenalit në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Tifozët e Arsenalit e kanë vërshëllyer Xhakën, por atij i doli në mbrojtje trajneri Unai Emery.

Character, team spirit, mentality. This is Arsenal. #GX34

Gepostet von Granit Xhaka am Sonntag, 22. September 2019