E kryer, Barcelona ka paguar kaluazolën për Griezmannin

Futboll 11 Korrik 2019 21:15

Raportimet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se Antoine Griezmann do të jetë lojtar i Barcelonës.

Sipas të përditshmes franceze, ‘L’Equipe’, Barcelona tashmë ka paguar klauzolën e sulmuesit francez.

Atletico Madrid e vlerëson lojtarin me 120 milionë euro, shifër kjo që raportohet se është paguar nga skuadra katalane.

Mediet spanjolle në anën tjetër shkruajnë se zyrtarizimi i Griezmannit tek Barcelona do të bëhet para vikendit të ardhshëm.

Skuadra katalane shpreson që ta ketë lojtarin në dispozicion nga e hëna, kur fillojnë përgatitjet parasezonale.