E kuptoi nga bashkëlojtarët se do të largohet nga klubi pas 12 vitesh – Kelmendi zbulon detajet

Futboll 18 Janar 2022 17:48

Futbollisti Shqiprim Kelmendi është larguar nga klubi i Ulpianës pas plot 12 vitesh, shkruan Insporti.

Më anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, Shqiprimi njoftoi se është larguar nga klubi. Teksa, i kontaktuar nga Insporti, i indinjuar me tashmë ish- klubin e tij, ai tregoi në detaje arsyet e largimit, duke theksuar se e kishte marrë vesh nga bashkëlojtarët e tij se nuk ka më vend në klub.

Kërkush nuk më ka kontaktuar, e kam kuptuar nga bashkëlojtarët në zhveshtore. Më thanë se je në listë për t’u larguar! Mbasi e kam kuptuar nga lojtarët iu kam shkruar trajnerëve dhe më thanë së është vendim i kryesisë. Kryesia e klubit më vonë e ka bërë listën e lojtarëve dhe unë nuk kam qenë në atë listë të cilën e kanë dërgu në grupin ku jemi në Whatsapp” – tha Kelmendi për Insporti.

Tutje, ish- futbollisti i Ulpianës tha se është i hapur për ofertat nga klubet e tjera të Supërligës.

Ndërsa, me raste të tilla, po vazhdon të vihet në pah joprofesionalizmi i klubeve të Superligës së Kosovës.

/Insporti.com

-->