E la në bankë për 90 minuta, Dybala del hapur kundër Andrea Pirlos

Futboll 18 Tetor 2020 21:50

Barazimi në Crotone duket ka ndezur polemikat e para te Juventusi! Tuttosport raporton se Paulo Dybala ka qenë protagonist i një shpërthimi të ashpër verbal kundër Fabio Paratici, të cilit ai do t’i tregonte zhgënjimin e tij në një mënyrë të vendosur pas ndeshjes.

Dybala dyshohet se u ankua për qëndrimin e trajnerit Pirlo ndaj tij, siç u demonstrua më vonë në mediat sociale pasi argjentinasi pëlqeu një tweet-i që sigurisht nuk mbronte trajnerin aktual të Juventusit.

Sipas asaj që raporton “IlBianconero.com”, përplasja midis menaxherit dhe lojtarit ka ndodhur edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes, jo larg syve kureshtarë të cilët regjistruan menjëherë faktet dhe i raportuan.

-->