E la sërish në stol, Isco me veprim të rëndë kundër Solarit

Futboll 10 Janar 2019 15:29

Isco dhe Reali, duket se në fund të sezonit do t’i ndajnë rrugët, që i bashkuan në vitin 2013.

Është e qartë se mesfushori spanjoll nuk ka më vend në Madrid.

Edhe mbrëmë, në sfidën kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Isco e nisi nga stoli, sinjali më i qartë se trajneri, Santiago Solari, nuk e ka fare në planet e tij, edhe kur mungojnë lojtarë si Gareth Bale, Marco Asensio e Toni Kroos.

Që kur argjentinasi ka marrë drejtimin, mesfushori ka luajtur vetëm 2 herë nga minuta e parë dhe tashmë problemi i madh i Realit është si të përfitojë sa më shumë prej tij, sepse në këtë moment zor se ndonjë klub është gati të shpenzojnë shifra të mëdha për 26-vjeçarin.

Tani në Spanjë ka polemika edhe për një gjest të Iscos, i cili para ndeshjes kundër Leganes ka klikuar “Like” (pëlqej) mbi një koment në faqen e tij në Twitter, ku një tifoz kritikonte vendimin e trajnerit Solari për ta lënë jashtë formacioni.

Ai ka zgjedhur Dani Ceballos dhe Casemiro para Iscos. Edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur 20 vite më parë, rrezikon të zbrese vetë në fushë, para se të fuse Iscon në formacion”, shkruhej në komentin e tifozit.

Isco e pëlqeu komentin, duke e hequr më vonë “Like”.

Në pjesën e dytë të takimit të djeshëm Isco luajti 19 minuta, por vështirë se do të ketë më shumë minuta tani e tutje.