E luani Serie D në bastore? Mos e bëni sot e tutje – shikoni çfarë skene

Futboll 27 Mars 2018 15:13

Nuk janë të paktë ata “njohës” të sportit që nuk preferojnë që në tiketat e tyre të kenë ndeshje të ligave të mëdha të Evropës ku “miliarderët rusë e arabë luajnë midis vete”, por preferojnë që të merren me parashikime të ligave të ulëta në Evropë, ku luhet “futboll përnjëmend”.

Mirëpo, kur ta shihni një video nga Serie D, gjegjësisht nga takimi Pergolettese – Calcio Romanese.

Pas një korneri në 16 metërsh shkaktohen nja 3-4 ndërhyrje të rënda, kurse gjyqtari as që shihet në pamje dhe kur afrohet nuk e ndal lojën, por lejon vazhdimin e saj, sikur të mos kishte ndodhur asgjë edhe pse e ka fushën e mbushur me “të plagosur”. Nëse është fjala për referim të keq, apo ndeshje që haptazi ka qenë e kurdisur, është vështirë të thuhet, mirëpo, në video shihet se diçka nuk ka qenë në rregull.