“Emery nuk do t’ia falë, as Mustafin dhe as të tjerëve”

Futboll 07 Dhjetor 2018 15:54

Në fillim të sezonit, Unai Emery kishte konfirmuar se ua ka ndaluar lojtarëve lëngjet për shkak se përmbajnë shumë sheqer.

Por, ‘The Sun’ ka publikuar në numrin e sotëm pamjet skandaloze të 6 futbollistëve të Arsenalit, të cilët në një festë mes shokësh, pak ditë para fillimit të sezonit, konsumonin drogën ‘hippy crack’, një substancë që në Angli është e ligjshme dhe thithet nëpërmjet tullumbaceve, raporton Insporti.

Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, Sead Kolasinac, Mesut Özil, Shkodran Mustafi e Pierre-Emerick Aubameyang janë lojtarët që shfaqen në fotot dhe videon e siguruar nga ‘The Sun’.

Fotografia e The Sun, që u bë lajm i madh në Evropë

Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare, 26 vjeç, u pa gjithashtu në xhirime, por nuk ishte duke konsumuar ‘hippy crack’.

Mustafi nuk është parë duke pi ‘hippy crack’

Një burim i “The Sun” brenda klubit anglez, ka bërë të ditur se këta futbollistë mund të dënohen rëndë nga Emery.

Bëhet fjalë për Guendouzin: “një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq”, tha një burim për ‘The Sun’

“Emery nuk ka qenë i lumtur që lojtarët e tij pinin lëngje, zoti e di se si ndihet ai tani që kanë pirë vodka e ‘hippy crack’”.

“Ka ndodhur shumë kohë më parë, tash janë në formë të mirë, por sigurisht ai nuk mund të injorojë këtë lloj sjelljeje – veçanërisht nga lojtarët më me ndikim në skuadër”. 

Një dëshmitar tjetër tregoi për “The Sun” gjithçka që ndodhi atë natë: “Kishin marrë me vete kuti të tëra me ‘hippy crack’, ishte një çmenduri. Ishin rreth 70 vajza dhe shampanja e vodka vërshonin lumë”.

“Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej”, vazhdoi ai.

“Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq”. /Insporti.com/