E mposhti sërish Guardiolan, kështu e komenton Solskjaeri

Futboll 08 Mars 2020 23:38

Ole Gunnar Solskjaer ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores 2-0 në derbi kundër Manchester City.

Derbi i Mancesterit i ka takuar Unitedit.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 në ‘Old Trafford’ kundër Manchester Cityt, me golat e Martial e McTominay.

Pas ndeshjes, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, pati vetëm fjalë të mira futbollistët e tij.

“Është privilegj që kam lojtarë të tillë. Përkushtimi, dëshira. Kjo është pse fansat e duan këtë grup lojtarësh, ata janë të lidhur mes vete”, u shpreh Solskjaer.

-->