E nisi me pesë mijë euro – ja sa do të jetë  paga e tij në Fenerbahce

Futboll 18 Maj 2019 10:57

Vedat Muriqi është gjithnjë e më afër klubit të madh turk, Fenerbahce.

Sipas medieve turke, Muriqi tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin turk pas një super sezoni me klubin e Rizespor.

Muriqi deri më tani ka shënuar 15 gola në Superligën e Turqisë dhe renditet i treti në listën e golashënueve.

Fenerbahce është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e tij dhe tashmë po thuajse është punë e kryer transferimi i tij. Gjigantët turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit. Ata do t’i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon.

 

Muriqi momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme. Shqiptari e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në Turqi me ekipin e Giresunsporit.

25 vjeçari kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.   /Insporti.com/