E nisi me trofe, por tani Prishtina rrezikon rënien nga Superliga

Superliga 02 Mars 2021 08:57

Përderisa Prishtina në futboll është duke kaluar një sezon të mirë, në anën tjetër djelmoshat e basketbollit janë duke pasur sezon tejet të keq.

Sigal Prishtina gjendet në pozitën e fundit me vetëm 28 pikë pas 21 ndeshjeve.

Kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund, Prishtina mundet shumë lehtë që të bie nga liga apo të luaj në barazh.

Vendi i fundit, Vëllaznimi ka vetëm një pikë më pak se Prishtina. Kurse Trepça që gjendet një pozitë më lart se Sigali, ka një pikë më shumë.

Sigal Prishtina ka mbrojtjen e dytë më të dobët këtë sezon. Në ndeshjen e radhës, Prishtina do të ketë punë me Pejën, që po lufton për titull të kampionit.

Ndërkohë, skuadra nga kryeqyteti edhe pse renditet në vendin e parafundit, këtë sezon ka fituar Superkupën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës

-->