E nokautoi kundërshtarin për vdekje, reagimi i boksierit amerikan është tejet prekës

Sporte luftarake 17 Tetor 2019 09:37

Boksieri 27-vjeçar, Patrick Day ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra në tru, shkaku i nokautit të pësuar nga Charles Conwell.

Conwell, amerikani 21-vjeçar, pas meçit dhe pasi Day kishte rënë në koma, kishte reaguar përmes rrjeteve sociale, shkruan Insporti

Ai kishte thënë se ndjehet keq dhe se e gjitha çfarë ka dashur është të fitonte meçin.

Madje, 21-vjeçari kishte thënë se e ka menduar tërheqjen nga boksi.


Momenti kur Conwell e kishte nokautuar për vdekje Dayn

“I dashuri Patrick Day! Nuk kam dashur të ndodhë kjo. Kam dashur vetëm të fitoj. Askush nuk e meriton t’i ndodhë kjo. E kam kthyer filmin e meçit pafundësisht shumë herë në kokë dhe kam menduar se çka nëse kjo nuk kishte ndodhur kurrë, dhe pse të ndodhi ty”, kishte shkruar Conwell.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për këtë rast, qaj dhe lutem për ty. Nuk mund ta mendoj se si ndihet familja dhe miqtë e mi për këtë që më ka ndodhur. Kam menduar edhe të tërhiqem nga boksi, por e di që ti nuk do ta dëshiroje një gjë të tillë, sepse je luftëtar në zemër, por ta fitoj titullin e kampionit, që do ta dëshiroje edhe ti. Për këtë arsye, për çdo ditë ty të shoh si motivin tim”.

Day ka ndërruar jetë të mërkurën, si pasojë e lëndimeve tramuatike që pësoi në tru. /Insporti.com/

-->