E “nuhati” golin – Vedat Muriqi me super asistim për Mallorcan

Futboll 14 Shkurt 2022 21:34

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të asistojë në golin e dytë të Mallorcas ndaj Bilbaos, shkruan Insporti.

Pas asistit të Muriqit golin në minutën e 30’të e realizoi sulmuesi 34 vjeçar, Angel.

Rezultati aktual Mallorca 2-0 Bilbao.

Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga, ku ka shënuar në ndeshjen e parë. Sulmuesi prizrenas debutoi takimin ndaj Cadiz dhe realizoi në minutën e 66-të nga penalltia.

/Insporti.com

-->