E pabesueshme, Bayern Munich eliminohet nga klubi i ligës së dytë gjermane

Futboll 13 Janar 2021 23:31

Kampioni i Gjermanisë dhe Evropës, FC Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, transmeton Insporti.

Bayern Munich është eliminuar në DFB Pokal, nga Kiel, ekip ky i kategorisë së dytë gjermane.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me shifrat 2-2, ndërsa fituesi erdhi pas gjuajtjes së penalltive.

Ishte mesfushori spanjoll Marc Roca, ai i cili dështoi duke i dhuruar Kiel kalimin në raundin tjetër.

Është ky një dështim për skuadrën e Hansi Flick, e cila vinte nga një humbje 3-2 ndaj Borussia Monchengladbach në Bundesligë.

Image
Image


-->