E pabesueshme, çfarë goli iu anulua Cavanit ndaj Tottenhamit

Futboll 11 Prill 2021 18:30

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tottenham – Manchester United, me epërsinë e vendësve 1:0, shkruan Insporti.com.

Golin e epërsisë për Tottenham e shënoi Son pas një super aksioni të ndërtuar nga bashkëlojtarët e tij.

Megjithatë, të parët që gjetën golin ishin mysafirët nëpërmjet sulmuesit Edinson Cavanit.

Në minutën e 34-t, Edinson Cavani shënoi për 0:1, pas një super asisti të Paul Pogbës

Por, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari e anuloi golin pas pretendimit për një ndërhyrje të pa rregullt.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 31-të të Premierligës angleze.

-->