E pabesueshme çfarë nuk shënoi Bale

Futboll 06 Shkurt 2019 23:33

Real Madridi dhe Barcelona do të takohen përsëri më 27 shkurt, për ta zhvilluar takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Në këtë “El Clasico” u realizuan vetëm dy gola, për Barçën shënoi braziliani Malcom, ndërsa për mysafirët Lucas Vazquez.

Në minutën e 81-të, Los Blancos e kishin mundësin e artë për të fituar, por që uellsiani Gareth Bale, nuk u tregua i saktë, duke goditur pogësht në drejtim të portierit, Ter Stegen.

Ndoshta, po të ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ky rast do të përfundonte në rrjetën e portierët gjerman… por ja që Ronaldo tashmë është pjesë e Juventusit. /Insporti.com

-->