E pabesueshme: Ish ministri i sportit, punon teknik i transmetimit në ndeshjen Kosovë – Çeki

Kombëtarja 07 Shtator 2019 14:02

Ish ministri i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri është pjesë e ekipit transmetues nikoqir të ndeshjes Kosovë – Rep. e Çekisë, raporton Insporti.com.

Beqiri në të kaluarën ka qenë ministër nga LDK, më herët ka pasur karrierë të sukseshme muzikore dhe mban titullin e profesorit në akademinë e arteve.

Insporti ka siguruar disa fotografi në të cilat shihet ish ministri Beqiri duke u siguruar që transmetimi të jetë gjithçka në rregull.

 

Kosova është nikoqire e Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të grupit A. Ndryshe, “Dardanët” renditen në pozitën e tretë me pesë pikë, ndërsa çekët në të dytën me gjashtë pikë.

Ndeshja nisë nga ora 15:00. /Insporti.com/