E pabesueshme, ky është dallimi i fitimeve në mes të Fury dhe Schwarz

Sporte luftarake 16 Qershor 2019 12:11

Boksieri britanik, Tyson Fury ka fituar ndaj Tom Schwarz në meçin që zgjati vetëm dy minuta, shkruan Insporti.com.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas një nokauti teknik në rundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në MGM Grand Garden Arena.

“The Gypsy King” dhuroi shou gjatë këtyre dy rundeve ndaj boksierit gjerman, pasi kishte në kontroll meçin dhe ishte i sigurt në atë çfarë bënte.

Mediat britanike raportojnë se Schwarz pritet t’i fitojë mbi 250 mijë funte, edhe pse sugjerohet se kjo shifër mund të rritet deri në 1 milion funte varësisht sesa shikues kanë paguar për ta parë meçin.

Fury thuhet t’i ketë fituar diku 10 milionë funte, por edhe fitimi i tij do të varet nga shikueshmëria e meçit.

Vlen të theksojmë se boksieri gjerman 25 vjeçar kishte deklaruar para meçit se në rast të fitores do të pensionohej, por falë Fury ai do ta vazhdojë karrierën.

Boksieri 30 vjeçar nga Manchesteri vazhdon të jetë pa humbje pas 29 meçeve, 28 fitore dhe një barazim kundër Deontay Ëilder në dhjetor të vitit të kaluar.