E PABESUESHME! Një asteroid kalon mbi ‘Olimpico’ gjatë ndeshjes Roma-Atalanta

Futboll 06 Mars 2022 21:17

Ditën e djeshme Roma ia doli të fitonte 1-0 ndaj Atalantës me golin e Abraham. Nuk është e vetmja gjë yjore e parë mbrëmë nga disa tifozë që panë një skenë filmi apokaliptik në Olimpico.

Menjëherë pas ndeshjes, kur ende po transmetohej “Grazie Roma”, disa tifozë në kurbën e jugut arritën të shohin një asteroid në qiell. Pamje në të gjithë Italinë, me dikë që spekulon se mund të jetë një fragment i asteroidit 153 Hilda.

Një skenë e pabesueshme, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme por vetëm shumë habi.

-->