E pabesueshme por e vërtetë, debuton një 11 vjeçar në futbollin profesionist

Futboll 07 Prill 2021 18:59

Një 11 vjeçar ka debutuar si futbollist senior në Liberi

Eric Marshall luan për FC Garou, e cila garon në divizionin e katërt të vendit afrikan dhe është bërë viral kohët e fundit në rrjetet sociale.

Veshur me atlete me përmasa të fëmijëve dhe me fanellën dhe pantallonat e shkurtra, shumë të mëdha për përmasat e ti, Marshall është futur në mesfushë dhe nuk ka treguar ndonjë shenjë të mbingarkesës nga mosha dhe diferenca e pabesueshme e madhësisë.

Lojtari që mban rekordin për të qenë më i riu që ka një lojë profesionale është boliviani Mauricio Baldivieso, ku debutoi si 12 vjeçar. /Insporti.com/

-->