E pabesueshme sa bileta janë shitur brenda dy orëve në Rahovec për “Final 8”

Superliga 10 Shkurt 2020 15:53

1600 bileta janë ‘avulluar’ brenda dy orëve në biletarinë e KB Rahovecit për ti parë ndeshjet e “FINAL 8” të cilat zhvillohen në qytetin e “rrushit”, shkruan Gazetasheshi.com.

Kështu të paktën ka bërë të ditur faqja zyrtare e KB Rahovecit, e cila ka njoftuar për interesimin e madh të tifozëve për të blerë bileta që nga orët e para të mëngjesit.

Palestra e Sporteve “Mizair Isma” pritet që edhe njëherë tjetër të stërmbushet nga tifozët e shumtë të basketbollit.

Pikërisht kjo palestër ishte përuruar vitin e kaluar dhe pikërisht me ndeshjet e “Final 8” në basketbollin kosovar.

Edhe edicioni i vitit 2020 pritet të jetë zjarrtë sikurse ai i kaluari, ndërkohë që organizimi nga zyrtarët e klubit rahovecian po i tejkalojnë pritshmërit.

-->