E pabesueshme se si mediat në Barcelonë e trajtojnë Ronaldon

Futboll 04 Prill 2018 14:08

Cristiano Ronaldo ka qenë tema kryesore në sport dhe jo vetëm, pasi mbrëmë kishte paraqitje epike në ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Champions League kundër Juventus. Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar 2 gola sensacional kundër Juventusit, të cilët Real Madrid i mposhtë në ndeshjen e parë me rezultat 0 me 3  – si mysafir.

Megjithëse krejt bota kishte drejtuar syt kah Ronaldo, si duket mediat në Barcelonë janë munduar ta injorojnë lojtarin më të mirë në botë, duke e lënë atë në plan të dytë në faqën e parë të gazetës. Kësaj gazete me sa duket i ka penguar shpërthimi mediatik që kishte Ronaldo 20 orët e fundit dhe ka vendosur që para tij ta vendosim Messi duke e lënë Ronaldo në plan dytësor. Në faqën e parë të gazetës Mundo Deportivo, shihet Messi me titullin “Sot Messi”. /Insporti.com

-->