E pabesueshme – shpenzimet e Wenger dhe Guardiola në transfere

Futboll 25 Shkurt 2018 12:09

Mediat angleze ka lëshuar në mediat angleze një krahasim ndërmjet shpenzimeve që Arsene Wenger dhe Pep Guardiola kanë bërë në transfere të lojtarëve.

Shifrat janë të pabesueshme. Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt për 21 muaj ka shpenzuar më hsumë para sesa Arsene Wenger për 21 vjet.

Guardiola për më pak se dy vjet në krye të Cityt ka realizuar transferime në vlerë 371 milionë funte, kurse Arsene Wenger, për 21 vjte ka realizuar transferime në vlerë 349 milionë funte.

Një krahasim tjetër që është bërë ndërmjet ekipeve që sot luaunë në finalen e Kupës së Ligës, është ai i vlerës së përgjithshme të lojtarëve të ekipet shartuese dhe del se paratë e shpenzuara për lojtarët e ekipit të parë të Cityt arrijnë shifrën astronomike prej 777 milionë funtash (882 milionë Euro), që është më e larta në histori të futbollit.

Kjo në krahasim me vlerën që Arsenali e 349 milionë funtave (gati 400 milionë Euro) ka shpenzuar për lojtarët e ekipit të parë, tregon se dallimi në shpenzime është më shumë se dyfishi i shpenzimeve të Arsenalit.

Wenger ka mbajtur një prej të fundit të llojit të vet, trajnerëve që tregojnë besnikëri ndaj një klubi dhe pohojnë se paratë e kanë prishur futbollin, por njerëzit si ai janë “specie në zhdukje”.

-->