E pabesueshme transformimi fizik i Tyson Furyt në prag të luftës ndaj Anthony Joshua

Boks 01 Prill 2021 15:22

Tyson Fury ka fituar formën të jashtëzakonshme fizike gjatë përgatitjeve për meçin kundër Anthony Joshuas për kampionin e padiskutueshëm të botës.

Kampioni i botës në peshat e rënda në WBC, Fury e kishte shijuar pushimin aq shumë saqë kishte shtuar peshë tej mase, por e ka bërë një transformim të hatashëm brenda vetëm gjashtë javëve.

Anthony Joshua reacts to video of Tyson Fury looking out of shape | The  Independent

Joshua, kampion aktual në  WBA, IBF, WBO, dhe IBO, dhe Fury janë pajtuar për dy meçe mes vete për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda. Ka mbetur të caktohet vetëm vendi dhe koha e meçeve.

Fury nuk dukej aspak në formë më 27 shkurt kur e postoi një fotografi të veten i zhveshur duke u larë në det.

Por rreth një muaj më vonë, boksieri britanik duket më në formë së kurrë më parë.

Në shkurt, Fury e kishte pranuar se kishte pirë derisa u konfirmuan meçet e tij me Joshuan.

From '12 pints a day' to fighting fit... in two weeks: Inside a Tyson Fury  training camp

“I kam ndalur stërvitjet tani për tani, jam në pushim. Derisa të ketë një meç, një datë dhe para në xhepin tim”, kishte thënë Fury para gjashtë javëve.

-->