E papritur: Botërori 2022 nuk do të mbahet në Katar, ja kush e thotë

Futboll 15 Prill 2020 21:47

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter aludoi se Kupa e Botës së 2022 mund të mbahet në disa vende të tjera të globit, jo në Katar, i cili ka fituar të drejtën e mbajtjes së këtij evenimenti.

Teksa po vazhdojnë hetimet për çështjen e korrupsionit dhe manipulimit të qëllimshëm të konkursit për t’i dhënë Rusisë dhe Katarit të drejtën për të mbajtur Botërorin e vitit 2018 dhe 2022, Blatter u shpreh se Gjermania, Japonia dhe SHBA-ja mund të menaxhojnë më së miri mbajtjen e këtij eventi në rast se vendoset që Katarit t’i hiqet e drejta e organizimit të Kupës së Botës.

“Gjermania mund ta realizojë. Por, kjo do të thotë që të mbahet sërish Kupa e Botës në Evropë. Ky kontinent nuk duhet të jetë zgjedhja e parë. SHBA-ja mund të organizojë Kuën e Botës të vitit 2022 dhe të heqë dorë nga ajo e vitit 2026, nuk është një shkencë raketore. Edhe Japonia mund ta realizojë këtë Botëror”, u shpreh ish-presidenti i FIFA-s për 17 vite Sepp Blatter.

Ai dha dorëheqjen pas skandalit të vitit 2015 ku u zbulua se ish-presidenti i CONMEBOL-it dhe ai i Federatës së Brazilit dhe të tjerë kishin marrë ryshfete për t’u dhënë votat Rusisë dhe Katarit për organizimin e Botërorëve të vitit 2018 dhe 2022.

-->