E pazakontë, përmbytet “Camp Nou”

Futboll 09 Tetor 2018 20:17

Reshje të mëdha të shiut kanë pushtuar Barcelonën dhe si pasojë e kësaj, është përmbytur stadiumi “Camp Nou”.

Ujë ka pasur brenda në stadium duke përfshirë edhe tunelin që të nxjerr në fushën e gjelbër, zonë e cila është dëmtuar më shumë nga të gjitha.

Përmbytja ka detyruar devijimin e turit “Eksperiencë në Camp Nou”, kështu që tifozët dhe turistët nuk kanë vizituar zonat e përmbytura.

Fatmirësisht, reshjet e bollshme nuk kanë shkaktuar dëme në fushën e blertë falë sistemit të mirë të përthithjes së ujit.

Ekipi i Valverdes nuk ka ndeshje në shtëpi deri me 21 tetor, kur do përballet me Sevillan, gjë që deri atëherë, gjithçka do të jetë në rregull dhe uji do të largohet nga ekipet e mirëmbajtjes. /Insporti.com/