E përditshmja angleze: Trajtimi i Spanjës ndaj Kosovës do të jetë precedent edhe për Skocinë

Kombëtarja 02 Prill 2021 13:37

Fitorja e Spanjës ndaj Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, u përcjell me shumë veprime kontraverse nga Qeveria spanjolle, raporton Insporti.

Televizioni publik i Spanjës (FRTV), në transmetimin direkt e shkroi emrin e shtetit të Kosovës me shkronja të vogla, teksa komentatorët iu referuan si Përfaqësuesja e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një intervistë me mediumin e njohur anglez, Express.uk, profesoresha e ligjit kushtetues në Universitetin e Barcelonës, Mar Aguilera Vaqués, deklaroi se në rast të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, ajo do të trajtohet njësojë sikur Kosova.

ctp_video, snp, snp news,  nicola sturgeon, nicola sturgeon news, scotland independence, spain, spain news, catalonia, kosovo,

“Në ndeshjen ndaj Kosovës, televizioni publik spanjoll shkroi emrin me të vogla pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe me Skocinë pasi nuk duan të ndodhë në Kataluni” – deklaroi ajo.

ctp_video, snp, snp news,  nicola sturgeon, nicola sturgeon news, scotland independence, spain, spain news, catalonia, kosovo,

Katalunia është një nga regjionet më të pasura të Spanjës, teksa ka një histori të gjatë mbi një mijë vjeçare.

Katalunia dhe Skocia janë duke bërë përpjekje për pavarësi, nga Spanja përkatësisht Britania e Madhe./Insporti.com/

-->