E pranon Guardiola: Manchester City nuk ka shumë histori

Futboll 15 Prill 2021 01:39

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në histori të klubit.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola është deklaruar shumë i lumtur për këtë arritje.

“Përqafimi me Foden? Ai më gjeti mua dhe vrapoi drejtë meje në bankën rezervë. Mendoj se ky përqafim është për të gjithë klubin dhe për të gjithë njerëzit që janë duke punuar këtu”.

“Jam shumë i lumtur, për klubin dhe për bordin, të gjithë… Nuk ka shumë histori në klubin tonë, por ne kemi filluar ta ndërtojmë atë”, deklaroi Guardiola.

Manchester City do të luajë ndaj PSG-së për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

-->