E pranon Muriqi: Kisha ofertë nga City, por zgjodha Mallorcan

Sulmuesi më i ri i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë për “Sporti në Klan Kosova”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga nënshkrimi me klubin spanjoll dhe pritjen që iu bë në Spanjë, shkruan Insporti.com
Ai fillimisht tregoi emocionet e golit të parë me klubin, duke zbuluar se ka pasë ofertë edhe nga Hull City.
“Nisa qysh duhet shpresoj që do vazhdojë sepse veç me një lojë s’mundet me bo kurgjo. Kam pasë ofertë nga Turqia, edhe nga ekipe të tjera ishin Hull City, por Mallorca ishte më serioz”.
Tutje, Muriqi shtoi se është pritur mjaft mirë nga ekipi i Mallorcas.
“Nuk e kisha parashiku një pritje kaq të mirë, nga ekipi, bordi, qyteti, tifozët. E kam një ndienjë që jam shumë më gjatë këtu, është diçka e mirë për mu” – tha Muriqi përcjell Insporti.
Ndryshe, Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga, ku ka shënuar në ndeshjen e parë. Sulmuesi prizrenas debutoi takimin ndaj Cadiz dhe realizoi në minutën e 66-të nga penalltia.
/Insporti.com