E priti me familjen ftesën e Brazilit – shikoni pamjet

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, ka marr ftesë nga kombëtarja e Brazilit për Kupën e Amerikës, ndërsa momenti kur ai e kuptoi këtë është kapur nga kamerat, ku nuk mungoi gëzimi i madh.
Ai ishte i rrethuar nga anëtarët e familjes në shtëpinë e gjyshërve të tij, ku Richarlison u ulur në tok, i kishte sytë drejt televizorit.
Në momentin kur u thirr emri i tij, e gjithë familja ishte në festë, sidomos sulmuesin anësore që ishte blerë për 50 milionë euro verën që lamë pas nga Evertoni.
??Richarlison’s reaction when he got the news that he made the Brazil squad for the Copa America this summer is absolutely priceless. This is brilliant. ?
?: @gazetaonline pic.twitter.com/Sq5HrZ104W
— FutbolBible (@FutbolBible) May 17, 2019
Nëna dhe babai i tij, por edhe e gjithë familja dolën të kënaqur me arritjen e djalit të tyre, pasi ish-sulmuesi i Watfordit, padyshim që e meriton një vend në sulmin e kombëtares.
Ai shënoi 13 gola në Ligë Premier për klubi nga Liverpuli, ndërsa gjithashtu bëri një debutim premtues në kombëtaren e tij, duke shënuar tre gola në tetë paraqitjet e tij të para për Selecaon.
Trajneri i Brazilit, Tite, ka zgjedhur një skuadër të fortë për turneun që mbahen në vendin e tij, ku dëshiron edhe të triumfojë.