E provokon LeBronin, e pëson nga Green (VIDEO)

Basketboll 23 Prill 2018 10:44

Takimi i mbrëmshëm i Indiana Pacers dhe Cleveland Cavaliers, në kuadër të xhiros së parë të plejofit në Konferencën Lindore kaloi në shenjë të provokimeve të vazhdueshme të Lance Stephensonit të Indianës ndaj lojtarit më të mirë të Clevelenadit, LeBron James.

Duhet thënë se Cleveland e fitoi këtë takim 104:100 dhe pas dy fitoreve të Indianës në dy takimet e para, tashmë rezultati i përgjithshëm në këtë seri është 2:2, mirëpo, Stephenson ishte në fokus të të gjithëve për shkak të sjelljeve dhe provokimeve të tij.

Dhe, përderisa LeBron James nuk ra pre e provokimeve të shumta të Stephenson, Jeff Green, në një aksion në çerekun e katërt ishte i vendosur të mbajë topin në posedim me çdo kusht dhe tentimit të Stephenson për t’ia rrëmbyer topin iu përgjigj me aksion “trup me trup” dhe të dy lojtarët e rrëzuan dhe vazhduan të bëjnë “mundje” për të mbajtur topin në posedim derisa gjyqtarët nuk e ndalën lojën.