E puthi gazetaren në transmetim live, merret vendimi drastik për boksierin

Boks 15 Maj 2019 12:19

Kubrat Pulev është ndëshkuar, suspenduar dhe është urdhëruar që të shkojë në klasa ku mësohet preventimi i ngacmimeve seksuale, pasi e puthi një reportere live.

Boskieri bullgar i peshave të rënda, puthi në buzë gazetaren Jennifer Ravalo pa marrë pëlqimin e saj kur ajo po e intervistonte pas fitores së tij në mars, transmeton Insporti

I gjithë incidenti kishte ndodhur pasi Pulev e kishte mposhtur boksierin rumun Bogdan Dinu, në Costa Mesa të Kalifornisë.

Komisioni i Atletikës i Shtetit të Kalifornisë raportohet se e ka urdhëruar Pulevin të paguajë ndëshkimin me shumë 2.500 dollarë dhe i është thënë që të dëgjojë ligjërime për preventimin e ngacmimeve seksuale.


Pulev e kishte puthur gazetaren Ravalo gjatë intervistës

Vetëm në këtë mënyrë atij do t’i lejohet që ai të luftojë sërish në Amerikën Veriore.

Në rast se e kompleton këtë kurs dhe i plotëson kushtet e tjera deri më datë 22 korrik, atëherë Pulev, 38-vjeçar, do të mund të aplikojë që t’i kthehet licensa e boksit.

Pulev raportohet se i ka kërkuar falje Ravalos, gjatë seancës me komisionin.

Në rast se do ta vazhdojë karrierën, Pulevi do të bëhet kundërshtar potencial i Anthony Joshuas e Tyson Furyt, pasi është lidhur me duele të mundshme me dy boksierët britanikë. /Insporti.com/