E pyesin për Harry Kanen, reagimi i Pochettinos i befason gazetarët

Futboll 09 Maj 2019 17:47

Mauricio Pochettino nuk e ka pritur aspak mirë një pyetje të gazetarit, pas ndeshjes me Ajaxin në konferencën për shtyp.

Tottenhami bëri përmbysjen e pabesueshme të rezultatit në pjesën e dytë, nga disavantazhi 2:0 në 2:3, për t’u kualifikuar në finalen e Madridit, shkruan Insporti

Trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, përkundër se ishte tejet i lumtur dhe i emocionuar pas kësaj fitore, i është prishur disponimi kur një gazetar e pyeti atë se a do të luajë Harry Kane në finale.

Kane është i lënduar që nga përballja e parë çerekfinale ndërmjet Tottenhamit e Manchester Cityt, që u zhvillua në Londër.

“A do të jetë Harry Kane i gatshëm për finalen…?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar argjentinasit.

“Ciao”, tha shkurt Pochettino para se të ngritej për t’u larguar.

“Sot po ma bëni këtë pyetje”, vazhdoi ai duke u larguar. /Insporti.com/