E refuzoi Barcelonën, kurse tash shpreson që një ditë t’i drejtoj ata

Futboll 20 Mars 2020 09:58

Barcelona në janar vendosën të ndajnë rrugët me trajnerin Ernesto Valverde pas një serie jo të mirë të rezultateve.

Synimi kryesor i tyre ishte Ronald Koeman, ish lojtari i tyre, që tani drejton Kombëtaren e Holandës.

“Ata më thirrën, dhe unë ju thash jo shkaku i angazhimit me kombëtaren e vendit tim. Pas Kampionatit Evropian është koha për të vlerësuar. Nuk mund të largohesha nga Holanda pas muaj para fillimit të turneut. Në Barcelonë kam kaluar kohën time më të mirë si futbollist, kështu që shpresoj që një ditë të mund të jem trajner i tyre”, ka deklaruar Koeman.

-->