E rëndë – Hakerët ia ndërrojnë profilin në Wikipedia (Foto)

Futboll 02 Maj 2018 09:04

Pas gabimit trashanik nga portieri i Bayern Munchen, Sven Ulreich, në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale kundër Real Madrid në Champions League, është edituar faqja e portierit gjerman në Wikipedia, ku ata që kanë bërë këtë gjë, janë tallur me paaftësinë e tij.

Gabimi i rëndë nga Ulreich, i ofroi mundësinë Karim Benzemas që ta kalonte në epërsi Real Madrid, por reagimi i tij ishte ai që bëri të kishte shaka në drejtim të tij.

Në Wikipedia, persona të panjohur që dyshohet se kanë qen disa hakerë, i kanë ndryshuar disa informacione lidhur me portierin e Bayern.

Në faqen e Sven Ulreich në Wikipedia shkruhej” “Ai është portieri i parë në histori të futbollit që luan pa duar dhe këmbë. Ende nuk dihet si ka arritur të bëhet futbollist profesionist”.

Më pas ishte shtuar edhe pjesa tjetër, ku vazhdonte informacioni në mënyrë ironike për portierin gjerman: “Ai është portieri i parë në Ligën e Kampionëve pa duar dhe prezenca e tij në garë është e papërfillshme, siç eedhe dëshmoi”.

Madje shakat nuk ndaleshin vetëm këtu në faqen e portierit Sven Ulreich në Wikipedia, duke e quajtur edhe shokun më të ngushtë të sulmuesit Karim Benzema, duke aluduar në gabimin e tij, ku sulmuesi francez shënoi golin.

Më vonë faqja u përmirësua nga administratorët e Wikipedias, por jo para se të bëhej lajm gjithandej. /Insporti.com

-->