E rëndë: Shoku i ekipit e godet me kokë futbollistin, përjashtohet me të kuq

Futboll 10 Prill 2021 20:18

Në takimin Bradford-Grimsby në Ligën e Dytë ka ndodhur një përleshje mes lojtarëve.

Kur futbollistët e dy ekipeve po shkonin në zhveshtore pas pjesës së parë, gjërat u kumplikuan, kjo pasi sulmuesi i Grimsbyt, Stefan Payne vendosi ta godiste me kokë dikë, derisa po largohej. Dhe futbollisit që e goditi me kokë është në fakt bashkëlojtari i vetë, Filipe Morais.

Krejt kjo thuhet se ndodhi për shkak se Morais luajti një top aty ku nuk e deshi Payne, që ndikoi pastaj në frustrimin e këtij të fundit.

-->