E rrahu keq në prani të shikuesve të tij, kështu ishte tallur Mayweather me japonezin para duelit

Boks 01 Janar 2019 14:27

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, mbrëmë e turpëroi të kikboksierin e ri japonez, Tenshin Nasukawa, duke e rrëzuar në tokë tri herë brenda një rundi, duke e fituar kështu duelin me TKO.

Nasukawa, 20-vjeçar, pësoi tre nokadune në rundin e parë, në meçin miqësor që do të zgjaste vetëm tre runde, transmeton Insporti

Në Tokyo të Japonisë, Nasukawa u turpërua kur Mayweather e rrahu keq në prani të shikuesve të tij, me amerikanin 41-vjeçar që fitoi 9 milionë dollarë për vetëm 139 sekonda.

Meçi, që përfundoi më herët se që u prit nga të gjithë, sigurisht se do të jetë vështirë për t’u harruar për kikboksierin 20-vjeçar. Por, Mayweather ishte tallur keq me të para duelit, ku kishte thënë se atë do ta mundte edhe në gjumë.


Mayweather, që ka 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, kishte premtuar se do të jetë i pamposhtur edhe pas duelit që do ta zhvillonte më 31 dhjetor në ‘Super Saitama Arenna’.

Ai kishte deklaruar se nuk nuk synon një fitore me “KO” në këtë duel “show”, por një duel argëtues për fansat e shumtë që do ta shihnin atë.

“Fitorja me “KO” nuk është e nevojshme në këtë sfidë. Nëse ndodh… ndodh, por nuk do të dueloj për ta goditur fort rivalin tim. Për sa i përket të kundërtës, fitores me “KO” të japonezit, ju garantoj ase kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë edhe sikur të jem duke fjetur në ring”, ishte shprehur Mayweather.

“Në gjithë këto vite të karrierës time si profesionist asnjëherë nuk i kam përdorur litarët anës ringut për t’u ngjitur nga një “KO”.

Në këto 3 raunde që do të zhvilloj ndaj Tenshin mund të dueloj edhe me sy të mbyllura”, kishte deklaruar Mayweather para duelit. /Insporti.com