E rrallë: Ofronte pica në Gjermani me emrin “Champions League”, UEFA i hedh në gjyq

Futboll 31 Janar 2022 23:47

UEFA po merr masa ligjore kundër një picerie në Giessen. Organizata europiane e futbollit ka gjetur një studio ligjore sepse “Pizza Cloud” ofron një picë me emrin “Champions League”.

Ata po shkelin qartë të drejtat e UEFA-s për licencim, sepse termi “Champions League” ishte një mbrojtje për kategorinë e parë të futbollit europian.

Gjithçka e ka bërë të ditur vetë piceria në Instagram dhe e ka vendosur online letrën e studios ligjore që i hap telashe të mëdha.

-->