E shkatërroi Manchester Unitedin, Messi flet pas ndeshjes

Futboll 17 Prill 2019 08:37

Leo Messi foli për “Movistar”, pas fitores 3:0 të Barcelonës ndaj Manchester United, ku ishte i kënaqur për fitoren, por nuk i mungoi kritikat as për fillimin e keq të ekipit.

“Fitorja ishte spektakolare, këta jemi ne. Por, pesë minutat e para ishin të ftohta dhe ne u treguam nervoz. Nuk e di nëse rezultati ishte pak i çuditshëm, por na bëri të merrnim kontrollin e ndeshjes. Isha me fat te goli i parë. Akoma më shumë fat te goli i dytë, por, e rëndësishme është që arritëm gjysmëfinalet, që nuk e kishim bërë prej kohësh. Por, na duhet ende të rregullojmë gabimet. E provuam në Romë vjet, dhe nuk duhet të hutohemi nga rezultati. Humbja e Juves? Kjo e tregon se çdo ekip tani është i fortë, dhe ne do e kemi të vështirë. Tripletë? Do i provojmë të gjithë, hap pas hapi”, ka deklaruar Messi.

Barcelona fitoi me rezultat të përgjithshëm 4:0, pas dy ndeshjeve. Takimi i parë në “Old Trafford” kishte përfunduar me fitoren e Barcelonës me rezultatin minimal, 0:1.

Barcelona tani në gjysmëfinale do të ndeshet me skuadrën që kualifikohet nga çerekfinalja Liverpool – Porto.