E shkeli kundërshtarin në fytyrë, mesfushori i Cityt nuk ndëshkohet
Futboll
17 Prill 2021
21:51

Skuadra londineze, Chelsea ka arritur ta eliminojë skuadrën e Pep Guardiolas nga FA Cup, shkruan Insporti.
Veç golit të shënuar nga Zijek, ne këtë përballje nuk munguan dhe episode për moviolë, teksa në minutën e 17-të, mesfushori brazilian i Sitit, Fernandinjo, teksa u mundua të kërcente, shkeli me takë në fytyrë, kundërshtarin e tij Mazon Maunt.
Ky moment i shpëtoi gjyqtarit dhe braziliani arriti t’ia hidhte paq duke mos u ndëshkuar.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: