E shpëtoi Barcelonën me super gol, Valverde e bën këtë pohim për Messin

Futboll 03 Prill 2019 08:37

Trajneri Ernesto Valverde e pranon plotësisht se Barcelona është e varur nga Lionel Messi, pasi argjentinasi e ndihmoi dje skuadrën e tij ta arrinte një barazim dramatik 4:4 kundër Villarealit.

Ylli argjentinas e luajti një rol vendimtar në barazimin 4:4 kundër Villarealit dhe rëndësia e tij nuk është është harruar nga trajneri i Barcelonës.

Messi ishte lënë në stol për fillimin e ndeshjes pasi që trajneri kishte vendosur t’i jepte pushim.

Fillimisht, Barcelona dukej mjaft mbresëlënëse edhe pa argjentinasin, pasi kaloi në epërsi me rezultat 2:0, falë golave të Philippe Coutinhos dhe Malcomit.

Mirëpo, Villareali u kthye fuqishëm në këtë ndeshje, duke i shënuar katër gola radhazi, për ta kthyer epërsinë në 4:2. Golat për Villarealin i shënuar Samuel Chukwuezen, Karl Toko Ekambin, Vicente Iborran dhe Carlos Bacca.

Por, kjo nuk ishte e gjitha për këtë ndeshje. Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të. Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në minutën e 90-të dhe pastaj Luis Suarezi e barazoi rezultatin në minutat e fundit.

Gazetarët në konferencën për shtyp pas kësaj ndeshjeje e pyetën Valverden nëse Barcelona ishte më e varur se që duhej nga Messi dhe trajneri tha se është i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

“Natyrisht që ka varësi ndaj Messit, natyrisht që ekziston. Ai është më i miri në botë. Por, ne duhet ta dimë se edhe kur nuk luan ai, ne duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë, ashtu siç bëmë në pjesën e parë”, ka thënë Valverde.

“Nuk ishim të varur nga Messi në pjesën e parë dhe ekipi ishte mirë dhe duhej të kishim qenë në gjendje ta fitojmë ndeshjen”, përfundoi Valverde.