“E tani i thojna vetit shqiptar” – Zeneli publikon mesazhin ofendues të tifozit

Kombëtarja 15 Nëntor 2019 17:46

Njëri ndër yjet më të mëdha të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka publikuar një mesazh të një personi i cili e fyen anësorin kosovar pas humbjes ndaj Çekisë.

Përkundër se Zeneli nuk ka luajtur fare në këtë ndeshje, ai është ofenduar nga një person. Mungesa e tij është për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit, lëndim ky më i rëndi për një futbollist.

Për shkak se Zeneli nuk ka mundur të jetë në fushë për shkak të lëndimit të rëndë, të cilin e pësoi në muajin qershor, tifozi shqiptar ka përdorur fjalë ofenduese drejtuar futbollistit.

“E tani i thojna vetit shqiptar”, ka shkruar Zeneli në foton që ka publikuar në ‘Instastory’, duke publikuar edhe mesazhin e rëndë që i ishte dërguar atij.

Kujtojmë se Kosova nuk u kualifikua në Euro 2020 nga faza e kualifikimeve të rregullta, por ka edhe një mundësi përmes fazës së play-offit.

-->