E tepron “Miss BumBum”, e bën Messin tatuazh pranë vendit intim (FOTO)

Futboll 15 Janar 2020 09:21

Suzy Cortez njihet si një nga mbështetëset më të mëdha të Lionel Messit, e cila shpesh herë e ka shprehur hapur simpatinë që ka për yllin argjentinas.

E zgjedhura si “Miss BumBum” në vitin 2015, së fundmi ka bërë edhe një tatuazh me portretin e Messit pranë vendit intim. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, pikërisht kjo nuk do të pritet mirë nga bashkëshortja e argjentinasit, Antonela.

Pasi bëri një tatuazh të Barcelonës në të pasmet e saj, tashmë Cortez ka zgjedhur të bëjë tatuazh lojtarin që ajo simpatizon, gjë që mund t’i sjellë këtij të fundit edhe disa probleme në familjen e tij.

Edhe më parë Messi ishte detyruar t’i bënte bllok në “Instagram” bukuroshes braziliane, për shkak të ngacmimeve të shumta që merrte nga kjo e fundit, teksa vendoi t’ia heqë bllokun disa muaj më vonë.

 

-->