E tëra zgjati 70 sekonda – shikoni si bie Junior

Sporte luftarake 30 Qershor 2019 12:59

Junior Dos Santos nuk ka “mbijetuar” më shumë se 70 sekonda në kafaz, në duelin e tij me Francis Ngannou, të zhvilluar në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara.

Braziliani Dos Santos, pasi huqi një tentim për grushtim dhe pësoi një goditje të rëndë, sikur i ktheu hspinën kundërshtarit, duke dashur të ikë nga telashet, por u godit rëndë nga Ngannou, i cili e shfrytëzoi këtë rast si duhet duke lansuar një sulm, që edhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin.

Insporti, duke transmetuar nga media ndërkombëtare, shkruan se ky ka qenë dueli midis luftëtarëve të ranguar 2 dhe 3 në rang listën botërore, kurse i pari në rang listë është Stipe Miocic, i cili në duelin e tij të ardhshëm do të ballafaqohet me Daniel Cormierin, në revanshin e shumë pritur nga të gjithë.