E tmerrshme se si fyen Ribery ata që e kritikuan për biftekun në vlerë 1200 euro

Futboll 05 Janar 2019 15:25

Franck Ribery u përgjigjet mjaft ashpër, duke i ofenduar nga familja, kritikëve që nuk ishin dakord me veprimin e tij, për të ngrënë një biftek të larë në ar dhe që kushtonte 1200 euro: “F *** nënat tuaja, gjyshet tuaja dhe trungun, pemën e familjes suaj!”

Në këtë mënyrë, francezi i Bayern Munichut dërgoi një lumë të sharash të rënda për ata që lanë komente negative tek videoja dhe postimi që hodhi në rrjetet sociale, ku shfaqej në restorantin e njohur të Nusret Gokce në Dubai. Kritikat më të shumta i mori prej komentuesve nga Gjermania dhe Franca, ndaj të cilëve nuk e “kafshoi gjuhën” aspak.

Ish-lojtari i “Gjelave” ka një histori të trazuar përplasjeje me shtypin në atdheun e tij, por kjo plagë u ngacmua së fundi, teksa Ribery hëngri një biftek “Tomahawk”, të lyer me ar, të përgatitur nga pronari i restorantit, i cili njihet gjerësisht me nofkën “Salt Bae”. Ky i fundit është bërë i famshëm për mënyrën e guximshme, me të cilin e gatuan dhe shërben mishin në restorantin e tij.

Duke qenë se ky biftek vlen më shumë se 1000 euro, Ribery mori kritika për ekstravagancën e tepruar në këtë rast, por jo vetëm. Veterani i skuadrës bavareze përdori fjalorin më të keq të mundshëm, për t’u përgjigjur: “Për vitin 2019, le të vendosim disa pika mbi “I”. Le të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm sepse një prezervativ kishte një vrimë.

“F *** nënat, gjyshet dhe madje edhe trungun tuaj familjar. Nuk iu kam borxh asgjë. Suksesi im është falë Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan tek unë. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.