E turpshme – Saunders “shuplakë” Isufit në matjet zyrtare

Sporte luftarake 17 Maj 2019 18:43

Billy Joe Saunders dhe Shefat Isufi nesër në Angli do të luftojnë për titullin kampionit të botës në kategorinë super të mesme, në versionin WBO, raporton Insporti.

Për Isufin, boksierin nga Tërnovci, i cili ushtron në Gjermani, kjo do të jetë ngjarja më e madhe në karrierë ne tij si profesionist dhe Saunders, kampion në WBO, i cili është pa humbje në karrierën e tij, është favorit i madh.

Mirëpo, në matjet ose peshimet zyrtare ka ngjarë një incident, që më së miri tregoi karakterin e të dy boksierëve.

Pas peshimit, gjatë fotografimit zyrtar, Saunders shihet se si ofendon dhe provokon Isufin, i cili nga e ana e tij përmbahet dhe tenton të jetë shumë profesional para meçit.

Pas fotografimit në tërheqje e sipër, Saunders i prekë fytyrën Isufit, në një gjets që u komentua hsumë nga mediat dhe fotoja e shkrepur se si Saunders në kinse ia “krisi” një shpullë sfiduesit të tij, bëri xhiron e botës.

Ky veprim i Suanders tregon arrogancën dhe mbase vetëbesimin e tij të tepruar, por edhe sjelljen profesionale që e ka Isufi karshi promotorëve dhe kundërshtarëve.

Meçi zhvillohet nesër dhe Insporti do të ju raportojë në detaje lidhur me këtë ngjarje të madhe të boksit evropian.